Nisur nga shifrat e frikshme të njerëzve të prekur nga koronavirusi (rreth 100.000 në të gjithë botën), shpesh kemi dëgjuar të përmendet termi “vetë-izolim” si një teknikë që ndihmon në parandalimin e mëtejshëm.
Vetë-izolimi, konsiston në mbrojtjen e vetes dhe të të tjerëve. Të gjithë ata, të cilëve i është kërkuar të vetë-izolohen, duhet të qëndrojnë brenda dhe të shmangin kontakte me njerëzit e tjerë sipas NHS
Për më qartë, ç’do të thotë të vetë-izolohesh?
1.Të qëndrosh në shtëpi
2.Të ndalosh së punuari, të mos shkosh në shkollë apo në zona të tjera publike
3.Të mos përdorësh transportin publik nëse nuk është njoftuar zyrtarisht që janë marrë gjithë masat e nevojshme.
4.Shmangni vizitorët në shtëpi
5.Pastroni rregullisht tualetet
6.Përdorni peshqir të veçantë nga të tjerët
7.Qëndroni larg kafshëve shtëpiake – nëse është e pashmangshme, lani duart para dhe pas kontaktit me to
Për disa njerëz vetë-izolimi mund të jetë i mërzitshëm. Ju mund të keni një gjendje shpirtërore të rënduar, të jeni të shqetësuar ose të keni probleme me gjumin.
Ka gjëra të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë, të tilla si të qëndroni në kontakt me miqtë dhe të afërmit me anë të telefonit ose nga rrjetet sociale .
Gjithsesi, vetë-izolimi është një metodë e nevojshme vetëm për ata njerëz që janë të prekur, për ata presin një përgjigje analizash dhe për ata që jetojnë apo kanë kontakt me një njeri të infektuar nga koronavirusi./abcnews.al