Arsenal pret West Ham nesër në shtëpi dhe nuk ka alternativa përveç tre pikëve. “Topçinjtë” shpresojnë të korrin një fitore dhe të ndalet Chelsea ndaj Everton. Skuadra e Lampard mban vendin e katërt për momentin dhe numëron 8 pikë më shumë se Arsenali.
Trajneri spanjoll, Mikel Arteta është ndalur te situata e Pierre-Emerick Aubameyang në konferencën për shtyp. Kapitenit i përfundon kontrata me klubin londinez në fund të sezonit të ardhshëm, por ofertat nuk i mungojnë. Arteta flet hapur dhe konfirmon dëshirën e madhe që sulmuesi afrikan të vazhdojë karrierën në skuadrën e tij.
“Sa i përket rinovimit të kapitenit, duhet të shohim cilat janë synimet e klubit dhe të vetë lojtarit. Gjithsesi, unë e kam gjithçka të qartë dhe situata është shumë e thjeshtë: dua ta mbaj Aubameyang me çdo kusht në skuadër“, tregon trajneri spanjoll. /abcnews.al