Përhapja e koronavirusit duket sikur e ka ndalur botën në kohë.
Në vendet të goditura më së shumti rrugët janë zbrazur, raftet e supermarketeve janë boshatisur gjithashtu ndërsa njerëzit mundohen të qëndrojnë në shtëpi. Numri total i të prekurve në botë është rritur në 101,727 ndërsa 3,461 persona kanë ndërruar jetë.
Në fotot më poshtë duket bota përpara dhe pas koronavirusit.
Epiqendra
Pamje të marra nga sateliti tregojnë rrugën kryesore në Wuhan, qyteti kinez ku nisi epidemia e koronavirusit në fund të vitit 2019. Pamjet janë para dhe pasi izolohej qyteti.
Mega-spitali
Zona në Wuhan ku u ndërtua në kohë rekord spitali Wuhan Huoshenshan.
Trenat u ndaluan
Pamjet nga stacioni i trenit në Wuhan më 17 tetor 2019 dhe në 25 shkurt 2020, shumica e trenave kanë ndaluar.
Iran
Aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini në Tehran. Më 11 janar parku i makinave është plot ndërsa më 29 shkurt ndodhet praktikisht bosh.
Sheshi kryesor i Beijingut para dhe pas përhapjes së koronavirusit.
Spitali tjetër, Leishenshan, i ndërtuar në Wuhan në kohë rekord
Qabeja në Mekë
Meka është vendi më i shenjtë i Islamit si dhe destinacion për pelegrinazhe. Sheshi kryesor u mbyll ditën e djeshme për pastrim dhe dezinfektim ndërsa në të gjitha hotelet e Bregut Perëndimor janë ndaluar turistët e huaj. Nuk është ende e qartë se kur do mund të vizitohet sërish nga pelegrinët. /abcnews.al/