Një tjetër stadium do t’i shtohet vendit tonë. Në fakt do të ketë një pamje të re, pasi do të rikonstruktohet. Bëhet fjalë për stadiumin “Kastrioti” të qytetit të Krujës. Sot kanë nisur punimet për shembjen e shkallëve ekzistuese dhe murit rrethues.
Synimi është që Kastrioti sezonin e ardhshëm të rikthehet të luajë në shtëpi, pasi shtegtimit 2-vjeçar në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Krutanët janë pranë ngjitjes në Superiore dhe një stadium me kushtet e duhura është një plus për garën në elitën e futbollit shqiptar.
“Ka nisur sot puna ne Stadiumin “Kastrioti”, i cili do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total, duke filluar që nga tribuna qendrore, që do të zgjerohet dukshëm. Gjithashtu do të ndërtohen dhoma të reja zhveshjesh, sallë konferencash, si edhe sektor i ri për median.
Tapeti i fushës do të jetë i ri, si edhe i gjithë stadiumi do të jetë me stola. Gjithashtu, pjesa jashtë rrethimit të stadiumit do të jete e aksesueshme, ku kryesisht do të shërbejë për hyrje në sektorët përkatës, por edhe për parking për tifozët”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kastriotit. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B9ZgK0UA53C/?utm_source=ig_web_copy_link

