Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ngelëm në mes të rrugës nga mbreti”, naftëtarët e Ballshit nuk ndalin protestat

schedule16:08 - 6 Mars, 2020

schedule 16:08 - 6 Mars, 2020

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur sërish para uzinës dhe kërcënojnë se nuk do të ndalin protestat. Ata nuk janë mjaftuar me marrjen e tre pagave dhe kërkojnë dhe pjesën tjetër. Jo pak dhe 20 të tjera.

Naftëtarët kanë 10 ditë që kanë lënë grevën e urisë dhe janë të zhgënjyer nga administratorët e Rafinerisë.

“Çdo hap që do të ndërrmarim do të jetë i mirëmenduar, format  e presionit do të vazhdojnë, por nuk do të ketë veprim personal”, u shpreh përfaqësuesi i naftëtarëve Sokol Dauti.

“Tani ngelëm në mes të rrugës nga mbreti, kemi rrogat e prapambetura. Nëse duan ta mbyllin le ta mbyllin, por ne duam lekët”, tha një tjetër protestues.

Sipas naftëtarëve drejtuesit e Rafinerisë nuk e mbajtën premtimin që do t’ju jepnin të gjitha pagat e prapambetura dhe i gënjyen vetëm me 3.  Veç pagave punonjësit e Uzinës së Ballshit kërkojnë dhe nisjen e punës, pasi ka disa muaj që kompania ka pezulluar veprimtarinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!