Naftëtarët para uzinës në Ballsh, thirrje qeverisë: Vendoseni në punë, të flasë edhe opozita

schedule09:57 - 28 Tetor, 2021

schedule 09:57 - 28 Tetor, 2021

Naftëtarët në uzinën e përpunimit të thellë në Ballsh janë ngritur sërish në protestë për të kërkuar rivendosjen në punë. Ata shprehen se ende nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet për fatin e uzinës. “Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër.

Kemi shpresuar për një zgjidhje në një kohë të shkurtër. Duhet të flasin edhe deputetët e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa më parë se veç rafinerisë nuk ka asnjë mundësi tjetër” shprehet ata./ Abcnews.al