Lirohen dy nga gjashtë të arrestuarit e djeshëm në laboratorin që falsifikonte dokumente

schedule14:29 - 6 Mars, 2020

schedule 14:29 - 6 Mars, 2020

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia dy të arrestuar nga operacioni i djeshëm i policisë kundër një grupi falsifikatorësh që kishin ngritur një laborator në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se dy personat e liruar janë punonjësi i bashkisë së Tiranës Enzo Hysko si edhe Valbona Badeni.

Hysko u lirua pasi gjykata kërkoi bërjen e ekspertizës së zërit për të zbuluar nëse ishte ai që fliste në telefon në një përgjim. Nga ana e tij, Enzo Hysko shprehet se ka tre vite që nuk e përdor atë numër që është përgjuar.

Ndërkohë, Badeni u lirua me arsyetimin se ishte grua.

Gjatë ditës së djeshme policia arrestoi gjashtë persona si pjesë e grupit të falsifikatorëve, ndërsa gjashtë të tjerë janë arrestuar disa ditë më parë.

Sipas policisë, grupi koordinohej nga Lirim Shini.

Dje u arrestuan Agron Hoxha; Enzo Hysko; Henri Kurti; Myslym Hysko; Valbona Babeni; Artur Tahiri; Ermir Staka; Thanas Dodhri; Pajtim Baruti; Vesel Serjani dhe Edmond Rexha.

Pikërisht Enzo Hysko dhe Valbona Babeni u liruan sot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!