Kompania “Prestige Home” ka sjellë ekskluzivisht për herë të parë në Shqipëri gjigandin e ndriçimit “Elteco”. Kjo kompani ofron një gamë të gjerë pajisjesh ndriçuese për ambient shtëpie dhe biznesi. Drejtori i Përgjithshëm i “Prestige Home”, Gazmir Paja zbulon se deri në fund të marsit ndriçuesit do të shiten me çmim oferte.
Ambinetet tuaja tashmë mund të ndriçohen edhe më bukur.
Gjigandi i ndriçimit “Elteco” ka ardhur eskluzivisht në Shqipëri nga “Prestige Home” për të ndriçuar ambientet tuaja. Ardhja e “Elteco” u festua në Prestig Home si një moment i rëndësishëm përmes një spektakli të veçantë.
Prestige Home përmes sjelljes së “Alteko-s” shënon një një hap i rëndësishëm për tregun shqiptar pasi në një vend të vetëm mund të gjenden kaq pajisje të larmishme të ndriçmit. Gazmir Paja, drejtori i Përgjithshëm i “Prestige Home” ju prezanton me gamën e produkteve dhe çmimet.
Sinkron, Gazmir Paja Është një hap i rëndësishëm për tregun shqiptar, ardhja e një përfaqësie kaq të denjë e serioze sa Elteco në tregun e ndriçimit. Me një eksperiencë shumëvjecare në tregun e Kosovës, në ofrimin e zgjidhjev e më të mira, duke ndriçuar kudo, tashmë zgjedh të ndricojë ekskluzivisht në Prestige Home. Produktet më të mira në treg, dizajne moderne dhe klasike, për cdo stil dhe cdo ambient, me cmimet më konkurruese në treg.
Drejtroi i Përgjithshëm i “Prestige Home” ndërsa zbulon ofertat e këtyre ditëve për pajiset e ndriçimit, ju fton të vizitoni ambientet dhe të përfitoni nga çmimet që do të jenë për një kohë të kufizuar.
Këto produkte i gjeni të vendosura në dy kate në godinën e Prestige home në Autostradën Tiranë-Durrës. /abcnews.al



