Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të publikuar ku Shqipëria mbante vendin e parë për aplikimet për azil, duke kaluar edhe vendet e Lindjes së Mesme.
Basha ka drejtuar gishtin tek kryeministri Rama, duke e cilësuar atë përgjegjësin kryesor, që sipas kryedmeokratit për sa kohë drejton vendin shqiptarët do të largohen.
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!’, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.
/abcnews.al