Ekspertët sugjerojnë që mosha ideale që fëmija të ketë një llogari në rrjetet sociale është 13 vjeç.
Bullizmi, krahasimet jo të shëndetshme dhe impakti i pëgjithshëm në shëndetin mendor te fëmija janë disa argumenta të rëndësishme për të kufizuar ekspozimin e tyre në rrjetet sociale.
Por kjo nuk vlen për Calihan Gee.
Ai ka lindur të martën dhe numëron në profilin e tij në Instagram mbi 100 mijë ndjekës.
Në fakt, familja e tij është e famshme në Intagram. Ata kanë arritur të kenë 1.7 milionë ndjekës në gjashtë profilet e tyre, duke përfshirë këu edhe të fëmijëve të tjerë të tyre.
Në një video para një muaji në faqen e tyre @thebucketlistfamily, ata zbuluan gjininë e fëmijës dhe i hapën një profil në rrjetin social. Për vetëm 48 orë, Calihan edhe pse në barkun e nënës, arriti rreth 70 mijë ndjekës./abcnews.al