Reali i fiksuar pas Haaland, kjo deklaratë e babit të tij nxit thashethemet

schedule12:39 - 5 Mars, 2020

schedule 12:39 - 5 Mars, 2020

Sulmuesi i Dortmund, Erling Haaland, është njeriu i momentit në Gjermani dhe jo vetëm. Norvegjezi me golat dhe paraqitjet e tij ka mahnitur gjithë Europën. Për këtë gjë është shumë i lumtur dhe babai i tij, i cili ka dhënë një intervistë për këtë moment që po kalon djali i tij. Ai ka folur dhe për merkaton, ku djali i tij po është nën radarin e Real Madrid. Madje klubi madrilen ka në pronësi dhe kartonin e shokut të tij në kombëtare, Martin Odegaard, dhe kjo mund të jetë një arsye më shumë që ai të transferohet në Madrid.

“Jam shumë i lumtur për djalin tim dhe për Borussia Dortmund. Detyra e tij është të shënojë gola dhe po e bën më së mirë këtë gjë. Rëndësi ka që ai të marri eksperiencë dhe të rritet profesionalisht. Para se ai të transferohej këtu, ne ishim kontaktuar nga 100 ekipe. Për mendimin tim, kampionati spanjoll është një nga më të mirët në botë. Ka ekipe shumë të forta, por nuk e di nëse Erling do të luajë një ditë atje. Le t’ia lemë kohës”, tregon Alf-Inge Haaland.

Zërat për një kalim të norvegjezit në La Liga janë shtuar, pasi atje aktivizohet dhe shoku i tij i kombëtares, Martin Odegaard. Madje dhe babai i tij e ka konfirmuar këtë gjë, duke ndezur kështu merkaton. “Djalit tim i pëlqen të luajë me Martin, ai është një futbollist i mirë. Ata e njohin shumë mirë njëri tjetrin dhe kuptohen lehtësisht në fushë”, mbyll babai i sulmuesit 19-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!