Tottenham nuk arriti të kaloj mbrëmjen e djeshme në raundin e radhës në FA CUP. Të besuarit e Mourinhos u ndalën nga ekipi i Norwich, i cili renditet në vendin e fundit në Premier League. Koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1 dhe ishin gjuajtjet e penalltive ato që zgjidhën ndeshjen.
Fati ishte me ekipin mik, ku ata shënuan tre penallti dhe portieri Tim Krul u kthye në hero. Nga ana e londinezëve shënuan vetëm Eric Dier dhe Giovani Lo Celso. Ishte portieri holandez ai që i dha fitoren Norwich me tre pritjet e tij, duke eliminuar kështu Mourinhon nga Kupa.
Krul e kishte menduar se sfida mund të shkonte te 11-metërshat dhe ai i kishte marrë të gjitha masat. 31-vjeçari kishte shënuar në shishen e tij të ujit listën e lojtarëve të Tottenham, si dhe anën nga ata gjuajnë zakonisht. Një ide gjeniale nga ana e holandezit, e cila ndoshta i solli dhe fat mbrëmjen e djeshme. /abcnews.al
Tim Krul had a list of Tottenham’s penalty takers on his water bottle during Norwich’s shootout win in the FA Cup
Penalty-saving level: Expert pic.twitter.com/YEgdcpVpcl
— B/R Football (@brfootball) March 5, 2020