Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Taulant Balla shtojcë e krimit”, Bardhi: Nuk mund ta kuptojë sakrificë tonë për mbrojtjen e Kushtetutës

schedule11:47 - 5 Mars, 2020

schedule 11:47 - 5 Mars, 2020

Sekretarit te Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave që numri dy i Partisë Socialiste ka bërë ndaj presidentit të Republikës Meta.

Bardhi përmes një postimi në Facebook shkruan se Balla është mësuar që të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme.

Ndër të tjera në reagimin e tij ai thekson se është detyrë e tyre që të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës.

Postimi i plotë:

Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të ketij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës. Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal. Është detyra jonë që, si europianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!