Gjatë ditës së sotme në Britaninë e Madhe janë shtuar 36 raste të reja me koronavirus. Numri total i të sëmurëve me virusin është 87 ndërsa, për fat të mirë, deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Zyrtari kryesor i shëndetësisë në Angli, profesori Chris Whitty konfirmoi se 4 marsi ishte dita në të cilën është rritur më shumë numri i të sëmurëve me Covid-19 në vend. Profesori Whitty u shpreh se 29 pacientë nga rastet e reja është konfirmuar se e kishin udhëtuar në vendet e prekura, ndërsa për tre prej tyre nuk dihet ende se ku mund të jenë infektuar.
Të dhënat e përditësuara të rasteve u publikuan pasi lajmit që si Skocia ashtu dhe Irlanda Veriore regjistruan 2 raste të reja me Covid-19 secila.
Së fundmi u raportua gjithashtu se në Itali gjatë ditës së sotme ishin shtuar 587 raste të reja ndërsa në total numri i të prekurve ka shkuar në 3,089 persona. /abcnews.al/