Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E firmos Rama, kush është Avokatja e re e Shtetit Shqiptar

schedule17:01 - 4 Mars, 2020

schedule 17:01 - 4 Mars, 2020

Pas largimit nga detyra i avokatit të shtetit Artur Metani, është emëruar në këtë post Enkelejda Muçaj.

Metani u emërua në krye të ILD, gjë që krijoi vakancë në  Avokaturën e shtetit Shqiptar.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që këtë post t’ja besojë Enkelejda Muçajt.



Muçaj  ka përfaqësuar kryeministrin Edi Rama, në paditë për shpifje, që ai ka ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës në gjykatat shqiptare vitet e fundit.

Gjithashtu ajo ka qenë këshilltare e Ministrit të Kulturës, në kohën kur në krye të këtij institucioni, qëndronte kryeministri Edi Rama.

Mucaj është diplomuar në drejtësi dhe gazetari.

Vendimi që Muçaj të marrë këtë post, si mbrojtëse e të drejtave të shtetit shqiptar është marrë sot.

Vendimi i  Këshillit të Ministrave: 

“PËR
EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!