Futbollisti i Laçit, Donald Rapo, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku tregoi episodin e golit të fitores: “Unë kur kam ardhur te Laçi, më bindi shumë ekipi. Gjatë gjithë kampionatin, e kanë treguar këtë gjë.
Sot, ishte një fitore e merituar për ne, me fatin e Zotit shënuam edhe në fund. Më pëlqen shumë ky ekip, më ka bindur. Në fakt, e nuhata golin, e ndjeva se do të kthehej topi aty. Me dëshirën e Zotit, ia dola të shënoja.
Të them të vërtetën, nuk e kam parë mirë kush e preku topin aty, thjesht kam ndjekur trajektoren e topit në ajër dhe për fat të mirë, isha aty për të shënuar”, tha Rapo./abcnews.al