“Dëshmi kontradiktore”, si është situata e helmimit të nxënësve në Fier

schedule15:34 - 4 Mars, 2020

schedule 15:34 - 4 Mars, 2020

Disa nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier kanë përfunduar në spital gjatë ditës së sotme pas vështirësive të menjëhershme me frymëmarrjen që ndjenë në ambientet e shkollës.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për abcnews.al se janë 58 nxënës dhe 2 mësues të cilët mbërritëm me simptoma të kollitjes, probleme në frymëmarrje dhe të vjedha. Simptoma të ngjashme edhe me rastin  e mëparshëm. Zyrtarisht ende nuk është konfirmuar se është përdorur sprai me pier. Nuk është përmendur emri i lëndës që ka sjellë këto probleme, por simptoma janë të ngjashme edhe me lëndët që përdoret në protesta.

Mjekët e spitalit nuk kanë mundur të sqarojnë përgjigjen e analizave me pretendimin se me këtë kampion gjaku do të merret Prokuroria dhe organet hetimore.

A ka nxënës që deklarojnë se një bashkëmoshatar i tyre kishte sprai?

Nga kontaktet me nxënësit, mësuesit dhe prindërit, nuk përmendet asnjë person i dyshuar.

Jo vetëm që nuk është përmendur indentiteti i një nxënësi/se, por ka edhe një kontradiktë mes asaj çfarë pretendojnë nxënësit dhe asaj çfarë konfirmohet. Nxënësit flasin për një erë gazi, ndërsa nga ana tjetër flitet për sprai piperi.

Thuhet se ka një person të dyshuar, por nuk është bërë i ditur asnjë emër. Numri i nënësve që kanë mbetur për të marrë trajtimin është 14. Situata do të vazhdojë të jetë e tillë, do të duhet disa ditë kohë deri sa nxënësit të marrin veten.

A është zbuluar shkaku i helmimit të ndodhur një javë më parë?

“Zyrtarisht nuk kemi një emërtim të lëndës, ndërsa nga kontaktet jo zyrtare, flitet se ka qenë sprai piperi”, raporti gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!