Vedat Muriqi është goleadori i Fenerbahce. Jo vetëm në kampionat, pasi sulmuesi dardan ka shënuar edhe sot në takimin e Kupës së Turqisë, në duelin kundër rivalëve të Trabzonspor.
Gjiganti i sulmit shënon në minutën e 83-të, duke kërcyer më lart se të gjithë dhe duke shënuar me kokë. Ky gol i Muriqit, i çoi shifrat në 2-1, por është një gol në fushë kundërshtare, që mund t’i shërbejë shumë Fenerbahces në ndeshjen e kthimit./abcnews.al
Asist Mehmet Ekici. Gol Vedat Muriqi.#TSvFB pic.twitter.com/CMs6TNovQV
— ᴏɢᴜᴢ ᴅᴇ sᴏᴜᴢᴀ (@OguzDeSouzaaa) March 3, 2020