Kushtetuta e re e Putin: Ndalohen martesat gay dhe në qendër vendoset feja

schedule15:40 - 3 Mars, 2020

schedule 15:40 - 3 Mars, 2020

Presidenti rus, Vladimir Putin ka prezantuar në parlament amendamentet e ideuara nga vetë ai për të reformuar Kushtetutën Kombëtare. Kushtetuta e re do të ketë reforma në institucionin e martesës, i cili do të përkufizohet si bashkimi i një burri me një grua, duke përjashtuar nga ky përkufizim martesat gay.

Kushtetuta e re gjithashtu do të përmbajë referenca që do të përqendrohen te feja dhe besimi në Zot.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka propozuar ndryshime në kushtetutën Ruse, të ideuara nga vetë ai, te cilat do të përqendrohen te martesa dhe feja. Amendamentet që janë prezantuar së fundmi nga shefi i Shtetit, synojnë të përforcojnë shenjtërinë e martesës natyrore, rëndësinë e fesë dhe predominimin e etnisë ruse në historinë kombëtare. Në veçanti, në Kushtetutë do të futet ndalimi i martesës mes personave të të njëjtit seks.

Nëse një reformë e tillë do të hyjë në fuqi, ligji themelor do të saktësojë pikërisht që te vetmet martesa të pranuara në territorin federal Rus do të jenë ato mes një burri dhe një gruaje, duke i dhënë aktualizim ligjor deklaratës së Putin muajin e shkuar. Përsa i përket amendamentit mbi rëndësinë e fesë, drafti i ideuar nga Presidenti Rus synon të fusë në tekstin kushtetues referenca të cilat qendërzohen te feja dhe “besimi në Zot”.

Sipas burimeve zyrtare ruse, hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, të hartuara nga udhëheqësi i Moskës është pothuajse e sigurt, duke pasur parasysh shumicën dërrmuese parlamentare, të përbërë nga deputetë besnikë të Putinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!