Debutim plot probleme, Shehin e bën me dhimbje koke edhe ylli i sulmit

schedule11:18 - 3 Mars, 2020

schedule 11:18 - 3 Mars, 2020

Kukësi ka një ndeshje delikate nesër, kundër Vllaznisë në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo përballje nis prej orës 17:00, ndërkohë që do të debutojë edhe trajneri Orges Shehi. Ai zuri vendin e Shpëtim Duros, të shkarkuar pas barazimit me Teutën.

Durrsaku do tentojë ta nisë me fitore, por do të duhet të gjejë një zgjidhje për mungesat e shumta që Kukësi do të ketë ditën e nesërme. Për shkak kartonësh nuk mund të luajnë Valon Ethemi dhe Eduart Rroca.

Për të mos mjaftuar këta të dy, në takimin me Teutën u dëmtua edhe kapiteni Besar Musolli. Mesfushori shqiptar nga Kosova nuk mund të luajë kundër Vllaznisë, ndërkohë që një tjetër shqetësim është shtuar për Shehin.

Një problem muskulor e ka edhe sulmuesi Kristal Abazaj. Anësori i Kukësit po vijon me terapinë intensive dhe është në dyshim për takimin me Vllazninë. Nëse nuk do t’ia dalë dot, atëherë për verilindorët situata nuk do të jetë e lehtë në sfidën kundër shkodranëve. /abcnews.al

 

Foto e postuar nga fizioterapisti Ervin Kapaj në Instagram

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!