Naftëtarët e Ballshit pak ditë më parë kanë përfunduar grevën e urisë, u janë rikthyer protestave, në ambientet e uzinës.
Gazetarja Valbona Davidhi në një lidhje direkte për ABC-në e Mëngjesit raporton se naftëtarët kërkojnë shlyerjen e të gjithë pagave dhe gjithashtu rinisjen e punës në Uzinë. Ndër të tjera mësohet se protestët i janë bashkuar edhe punonjësit e pocemit të cilët kanë pa marrë 27 paga.
“Shlyerja e pagave nuk ka përfunduar ende të cilët dolën nga greva por për shkak të papërfundimit për të 900 punonjësit janë rikthyer në protestë. Gjithashtu ato janë rikthyer në grevë, pasi kërkojnë dhe rifillimin e punës në uzinë, por dhe pagat e prapambetura gjatë dy viteve të kaluara që kanë ngelur të pashlyerja. Punonjësit e Pocemit, të cilët janë bashkuar protetsët ato kanë 27 paga të pa marra, kjo është një situatë ndryshe pasi ato punonin dhe nuk pagueshën, ndërsa naftëtarët kërkojnë pagat e premtuara nga administratorët pasi uzina nuk ka qenë në punë”, tha për ABC News gazetarja Valbona Davidi.
Ndërkohë gjatë grevës së urisë naftëtarët veç kërkesës për pagat e prapambetura, kërkuan dhe nisjen e punës, ata që prej muajit tetor kanë mbetur pa punë./abcnews.al

