FMN është vetëofruar për të ndihmuar Shqipërinë në programet e PPP-ve. Asistenca për minimizimin e rreziqeve fiskale në këto projekte është ofruar nga zv/drejtori ekzekutiv i saj, Tao Zhang. Gjatë një vizite në Shqipëri, ai është takuar me kryeministrin, ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ofron asistencë për qeverinë shqiptare në programet e investimeve partneritet publik-privat.
Një delegacion i lartë i fondit ka mbërritur në Tiranë për të mbajtur takime,me kryeministrin, ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Zv/drejtori ekzekutiv i FMN-s, Tao Zhang, tha se programi i qeverisë shqiptare me fondin ka qënë i sukseshëm, ndërsa nxiti që vendi të vijojë reformat.
Tao Zhang, zv/drejtori ekzekutiv i FMN-s: “Kapacitetet implementuese janë shumë të rëndësishme për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale”.
Ministri Arben Ahmetaj i tha përfaqësuesve të FMN-së se qeveria do të vijojë reformat. Tashmë po punohet me formalizimin e sektorit të ujit dhe shkurtimin e burokracive të administratës.
Ndërsa, guvernatori Gent Sejko i ka prezantoi Z. Zhang masat që ka marrë Banka e Shqipërisë për deurizimin e ekonomisë.
Fondi i vlerësoi rregullat e reja si të domosdoshme në forcimin e stabilitetit financiar.
Zv/drejtori i FMN-së i tha guvernatorit se Shqipëria tashmë duhet të nisë të marrë reforma të rëndësishme në forcimin e institucioneve dhe mirëqeverisjen e vendit./abcnews.al