Tjetër “shuplakë” për sulmuesin e njohur anglez, e largon dhe Trabzonspor

schedule16:32 - 2 Mars, 2020

schedule 16:32 - 2 Mars, 2020

Sulmuesi i njohur anglez, Daniel Sturridge, nuk i shpëton dot problemeve. Karriera e tij, është drejt fundit dhe problemet e shumta me dëmtimet, por dhe ato jashtë fushe, mund t’ia shkurtojnë karrierën 30 vjeçarit.

Ish-ylli i Liverpool u transferua te Trabzonspor verën e vitit 2019, pasi Liverpool nuk pranoi t’i rinovojë kontratën. Pas 7 muajsh, edhe ekipi turk i Trabzonspor e ka larguar, duke ndërprerë kontratën me konsensus.

Sturridge ka luajtur vetëm 11 ndeshje me gjigantin turk, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Dëmtimet e shumta i kanë “nxirë” jetën mëngjarashit 30 vjeçar, që tashmë duhet të gjejë një skuadër të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!