Franca po u bën thirrje njerëzve të heqin dorë nga puthja e zakonshme tek të dyja faqet, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran këshilloi njerëzit që të shmangin përshëndetjen tradicionale të njohur si “la bise”, në të cilën njerëzit japin puthje në të dy faqet.
Kujtojmë se Franca ka bërë të njejtin njoftim edhe për gripin e derrit shkruan New York Post.
Udhëzimi erdhi menjëherë pasi presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti kryeministrin italian me një puthje jo vetëm në një, por në dyja faqet, gjatë një samiti javën e kaluar në Napoli.
Komisioneri i posaçëm i qeverisë italiane për koronavirusin, Angelo Borrelli, ishte gjithashtu kundër kontakteve të tilla fizike.
“Ne kemi një jetë kolektive shoqërore që është shumë aktive dhe e zgjeruar. Ne kemi kontakte me shumë njerëz, shtrëngojmë duart, puthemi me njëri-tjetrin, përqafohemi me njëri-tjetrin, “u tha Borelli gazetarëve. “Ndoshta është më mirë në këtë periudhë të mos shtrëngoni duart dhe të mos keni shumë kontakte me të tjerët”
Në të gjithë botën, më shumë se 87,000 njerëz janë infektuar nga virusi dhe afro 3,000 kanë vdekur që kur u shfaq virusi për herë të parë në Wuhan, Kinë./abcnews.al