Hapja e kufijve nga Turqia për emigrantët sirianë që duan të kalojnë në BE si edhe problemet me administrimin e burimeve natyrore në Egjeun Lindor kanë nxehur sërish situatën mes Greqisë dhe Turqisë.
Nisur nga kjo, ushtria greke ështe duke zhvilluar një stërvitje të gjerë në ishullin Kastelirozu, ku vetëm pak kilometra përballë është toka turke, shkruan abcnews.al.
Mediat greke bëjnë me dije se stërvitja po bëhet me municion luftarak dhe kjo është përgjigja më e mirë që mund t’i jepet Turqisë në këto momente.
Greqia dhe Turqia janë marrëdhënie të tensionuara gjatë viteve të fundit për shkak të disa ishujve të kontestuar fillimisht, më pas për menaxhimin e burimeve nëntokësore në Egjeun Lindor dhe sëfundmi për çështjen e emigrantëve.
Autoritetet turke hapen për 72 orë kufijtë për emigrantët sirianë duke i nxitur që të lëvizin për në BE, por Greqia i ka mbyllur dyert duke e sjellë situatën në prag të një krize humanitare. /abcnews.al