Rikthehen karnavalet, Nadir Mura: Aulona qyteti i parë që ekspozonte kostume shumëngjyrëshe

schedule17:35 - 29 Shkurt, 2020

schedule 17:35 - 29 Shkurt, 2020

Pas shumë vitesh mungesë karnavalet një traditë e vjetër e qytetit të Vlorës po rilind sërisht. Fëmijë, të rinj dhe të reja, të veshur me kostumet karakteristike të karnavaleve të gërshetuara dhe me ato popullore kanë ecur përgjatë bulevardit të ri të Vlorës.

Organizatori i karanvaleve është prestigjatori, Nadir Mura. Ai ka shpjeguar se në lashtësi Aulona ka qenë i pari qytet që ka organizuar karnavalet dhe më pas kjo traditë u zhduk. Rikthimi i karnavaleve theksoi ai ndihmon brezat e rinj që të mësojnë për të kaluarën.

Qyteti Aulona është një ndër vendet më të lashta dhe nga kohët e lashta bëheshin aktivitete të tilla, është një ditë argëtimi që shumë njerëz nuk e dinë. Unë kam zbuluar se mund të jemi populli më i vjetër në botë që mund të kemi organizuar karnavale, rreth 4600 vite më parë dhe duke filluar që sot mund të bëjmë një rii të karnavaleve në Vlorë”, tha organizatori Mura.

Ky event plot ngjyra në këtë ditë me diell është mbështetur dhe nga Bashkia e Vlorës. /abcnews.al