Ronaldo fenomeni ndodhet në sezonin e dytë si president dhe pranon se tani po has më shumë vështirësi sesa kur luante në fushë kundër skuadrave kundërshtare. Braziliani është kreu i klubit spanjoll të Valladolid dhe tregon për Jovem Pam ndryshimin e madh.
“Për të qenë i sinqertë, kur isha futbollist nuk kam vuajtur kaq shumë sa tani në rolin e presidentit. Si lojtar nuk kisha kaq shumë problem. Gjithsesi, më duhet ta pranoj se momenti është fantastik. Në fund të sezonit të kaluar bëra analiza dhe kontrolle të shëndetit përpara se të nisesha për pushime.
I kisha të gjithë treguesit jashtë normales. Më ishte ngritur kolesteroli dhe tensioni. Shpresoj që këtë sezon gjërat të shkojnë më mirë“, e mbyll duke buzëqeshur legjenda braziliane. /abcnews.al