FOTO/ Ramën e shtrëngon xhaketa, Veliaj i rregullon kravatën Pëllumbit: Çfarë nuk u pa nga Kongresi i PS

schedule11:30 - 29 Shkurt, 2020

schedule 11:30 - 29 Shkurt, 2020

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur sot me një minut heshtje në ndër të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Më pas, fjalën e ka mbajtur kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili radhiti sipas tij sukseset e qeverisjes së Ramës duke u ndalur edhe tek problematikat e hasura gjatë mandatit të parë.

Balla vlerësoi Reformën në Drejtësi, por nuk kurseu akuzat ndaj opozitës si edhe Presidentit Meta duke e krahasuar atë me Ver Llapën.

Aktualisht po flet kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit.

Kjo ishte ajo që po ndodh në sallë, por çfarë ndodhi jashtë saj?

Rama është paraqitur në Kongres i veshur me stilin e tij të preferuar, ndërsa gjatë hyrjes në Pallatin e Kongreseve u fotografua nga LSA teksa përpiqej të hiqte sikletin që i shkaktonte xhaketa, ndërkohë brenda Erion Veliaj kujdesej që t’i rregullonte kravatën Arben Pëllumbit.

Pasi hyri brenda, Rama u takua me delegatët si edhe Presidentin e Partisë Socialiste Europiane Sergei Stanishev.

Për më tepër, ndiqni fotot e LSA:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!