Ndërpritet vettingu për ish-anëtarin e Kushtetueses, Besnik Imeraj

schedule09:17 - 13 Shkurt, 2018

schedule 09:17 - 13 Shkurt, 2018

Pasi hoqi dorë nga mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari Besnik Imeraj përjashtohet edhe nga vettingu. Përmes një njoftimi për median, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri të ditur ndërprerjen e procedurave të verifikimit për gjyqtarin Imeraj. Sipas Komisionit, vendimi është marrë nga një trupë gjykuese e kryesuar nga  Brunilda Bekteshi, Etleda Çifte anëtare dhe Genta Tafa (Bungo) si relatore. Kjo treshe ka ndërprerë procesin e rivlerësimit për Imerajn pasi është vënë në dijeni të vendimit të 31 janarit 2018 të Kushtetueses për ndërprerjen e mandatit të tij. Gjyqtari Imeraj e motivoi dorëheqjen e tij me arsye personale dhe shëndetësore./abcnews.al