Punimet në Unazë nisin të hënën, zbardhet plani për menaxhimin e trafikut

schedule16:35 - 28 Shkurt, 2020

schedule 16:35 - 28 Shkurt, 2020

Punimet për ndërtimin e Unazës  së Re përgjatë segmentit “Pallati me Shigjeta” deri në rretthrrotullimin e shehsit “Shqiponja “ do  të nisin në fillim të javës tjetër.

Ministria e Infrastrukturës ka mbledhur një tryezë ku është diskutuar plani për devijimin e tarfikut në këtë zonë. Drejtori i Autoriteti Rrugor Ergys Verdho sqaroi se  ky segment do të jetë plotësisht i ndriçuar për të shmangur problematikat ndërsa po punohet për ta plotësuar me sinjalistikën e duhur

Zv.Ministri Artan Shkreli pranoi se në rast se do të dalin të papritura do të realizohen edhe devijime të tjera në përshtatje me qarkullimin e automjetve

Aktualisht projekti për ndërtimin e Unazës po vijon me shpronësimet në disa segmente të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!