Shërbimet policore të Sarandës kanë ushtruar kontroll pasditen e së hënës në banesen e vjehrrit të Klement Balilit, që është në kerkim për trafik droge.
Avni Veizi banon në Delvinë.
Në momentin, kur efektivët e policisë kanë hyrë në banesën e tij, asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ndodhej në shtëpi.
Pas kontrollit mësohet se policia nuk ka gjetur asgjë në banesën e vjehrrit të Klement Balilit. Familjarët Veizi kanë deklaruar se askush nuk i ka njoftuar për kontroll.
Vjehrri i tij thotë se do të bëjë kallëzim në Prokurori për hyrjen në banesë pa paralajmërim dhe kur nuk ndodhej askush aty. /abcnews.al