Frikë nga Coronavirus, trajneri i njohur anglez merr vendimin e prerë

schedule11:36 - 28 Shkurt, 2020

schedule 11:36 - 28 Shkurt, 2020

Coronavirus është tema më e përfolur e ditëve të fundit, me virozën që ka prekur shumë njerëz dhe ka shkaktuar edhe viktima. Nuk mund të mungonte as ndikimi në botën e sportit, me shumë ndeshje që janë shtyrë dhe me shumë masa të tjera sigurie.

Në Angli, nuk flitet për një përhapje të coronavirus, por masat kanë filluar të merren. Për të parandaluar një përhapje të këtij fenomeni, trajneri i njohur anglez, Steve Bruce, ka marrë një vendim të prerë.

Strategu i Newcastle ka ndaluar të gjithë lojtarët, stafin dhe të gjithë personat që janë pjesë e klubit t’i japin dorën njëri-tjetrit. E gjitha kjo nga frika që trajneri ka ndaj coronavirusit dhe kërkon me doemos që asnjë pjesëtar i klubit të Newcastle të mos preket. Vendimi i trajnerit është vënë menjëherë në fuqi dhe kjo gjë, u pa dhe në stërvitjen e sotme, ku lojtarët nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit./abcnews.al