Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Anëtarësimi, fokus i takimit Rama-Von der Leyen”/ Deliu: Nisja e vizitës me Shqipërinë, pozitive edhe për integrimin

schedule13:20 - 30 Shtator, 2026

schedule 13:20 - 30 Shtator, 2026

Ekspertja për çështjet e integrimit, Nirvana Deliu në një intervistë në “News Line” në ABC News thotë se Shqipëria ka bërë hapa para në lidhje me integrimin në BE.

Duke komentuar vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Ballkanin Perëndimor, Deliu theksoi rëndësinë e nisjes së turit nga Shqipëria, veçanërisht në kushtet e diskutimeve të fundit për zgjerimin e BE-së.

Sipas saj, fokusi i vizitës pritet të jetë te procesi i integrimit të Shqipërisë, ndërsa periudha në vijim do të jetë intensive dhe do të kërkojë punë për përmbushjen e kritereve dhe reformave të mbetura.



“Vizita e Von der leyen është me rëndësi edhe për shkak të zhvillimeve të fundit që po diskutohen për BE dhe procesin e zgjerimit. Ky tur ka rëndësi edhe për faktin se e nis në Shqipëri. Dhe nga 6 vendet e Ballkanin Perëndimor presidentja nuk do e vizitojë Serbinë dhe Bosnjën.

Nuk është se ka shumë informacion mbi atë se çfarë do sjellë agjenda, por fokusi pritet të jetë të integrimi i Shqipërisë. Kjo periudhë do të jetë shumë intensive do kërkojë shumë punë për të përmbyllur të gjitha kriteret. Shqipëria ka një progres më të mirë kemi realizuar më shumë masa dhe kemi marrë edhe pjesën më të madhe të parave të dedikuar deri më tani”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës nënvizoi se Bashkimi Europian po nxit integrimin e Shqipërisë.

“Një plan punë i detajuar me detyra të prekshme dhe punë konkrete, por klima është pozitive dhe shihet një qasje për një integrim gradual. Synohet arritja e konvergjencës ekonomike dhe përgatitjes së vendeve të Ballkanit për të qenë sa më afër lëvizjes së lirë. Por ka të bëjë edhe më detyrat e shtëpisë që bahet fjalë për realizimin e reformave. Por procesi gjithmonë e më shimë po bëhet konkret”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!