Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të mos lexuar gjithë dëshirë historinë e dashurisë mes David Beckham. Janë një prej çifteve më të famshëm në botë, kanë 20 vite të martuar dhe janë prindër të 4 fëmijëve. Mbi të gjitha, duken çdo ditë e më shumë të dashuruar me njëri- tjetrin.
Si filloi gjithçka?! I ftuar në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, David tregoi detajet më romantike të takimit të tyre të parë, në 1997-ën.
“Ajo erdhi të më shihte mua në një ndeshje në Londër, me menaxherin e saj të asaj kohe dhe një nga vajzat e tjera të Spice Girls. Të gjithë kemi pasur të preferuarën tonë tek ai grup dhe sigurisht, Victoria ishte e imja…Do të kishte diçka që s’shkonte nëse s’do të ishte.”- u shpreh Beckham.
Atë ditë, dyshja nuk shkëmbeu asnjë fjalë, por Victoria s’do t’i humbiste vetes një shans tjetër për ta takuar. Javën pasardhëse ajo shkoi ta shihte në një tjetër ndeshje shkruan CNN.
“Ajo piu disa gota dhe unë e vendosa. Thashë pse të mos përpiqem dhe t’i kërkoj numrin? Biseduam paksa dhe pastaj asaj ju desh të merrte trenin. Numrin e shkroi tek bileta e trenit dhe ma dha… E dini, e ruaj ende atë biletë.”
20 vite dhe ai ka ende biletën me numrin e saj të shkruar sipër.
Ç’ndodhi më tej?! Atë vit David dhe Victoria u lidhën për t’u fejuar në 1998-ën dhe u martuan në 1999-ën dhe janë një nga çiftet më të dashura për të gjithë./abcnews.al