Prokuroria ngre çështje kundër kompanisë së Weinstein

schedule13:02 - 12 Shkurt, 2018

schedule 13:02 - 12 Shkurt, 2018

Prokuroria e Nju Jorkut kërkon kompensimin e viktimave që kanë rënë pre e abuzimeve seksuale nga producenti i Hollivudit, Harvey Weinstein. Prokuroria ka ngitur një padi kundër kompanisë së tij përpara ndonjë shitje të mundshme.

Prokurorët e Nju Jorkut kanë paditur shoqërinë Harvey Weinstein, duke pretenduar se ai nuk ishte në gjendje të mbrojë stafin nga sjellja seksuale grabitqare e producentit të filmit. Weinstein është akuzuar nga dhjetëra femra duke filluar nga ngacmimi në përdhunim, edhe pse ai mohon të ketë pasur marrëdhënie jo konsensuale.

Në rast është argumentuar se çdo shitje e kompanisë “duhet të sigurojë që viktimat të kompensohen”.

Një grup investitorësh po negociojnë aktualisht për të blerë kompaninë e Weinstein. Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman tha se “as autori i veprës, as ata që e lejuan atë, nuk do të pasurohen padrejtësisht nga ndonjë shitje e studios filmike”. Raportohet nga media amerikane se biznesmenja Maria Contreras është në negociata për blerjen e studios dhe ka ofruar 500 milionë dollarë. Por pas lajmit për padinë, negociatat janë lënë në pritje.

Në tetor të vitit të kaluar, Nju Jork Tajms publikoi një lajm me detaje për akuzat e ngacmimeve seksuale kundër Weinstein. Që prej asaj kohë, më shumë se 50 femra, mes tyre emrat më të mëdhenj të Hollivudit, kanë akuzuar producentin e filimave për sulme seksuale, ngacmime, abuzim dhe përdhunim. Lidhur më këtë çështje në SHBA është hapur dhe një hetim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!