Shumë përflitet për një largim të Alexandre Lacazette nga Arsenali, por 28-vjeçari ka qetësuar tifozët e “Topçinjve” në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kthimit kundër Olympiacos për Europa League.
Sulmuesi, të cilit i përfundon kontrata me klubin londinez në verën e vitit 2022, konfirmon besnikërinë e tij dhe thur elozhe për Bukayo Saka, 18-vjeçarin e talentuar anglez.
“Kam një kontratë me Arsenalin dhe nuk kam asnjë dëshirë për t’u larguar. Të gjithë në klub janë të kënaqur me rendimentin tim. Saka? Ai është talenti më i mirë që kam parë në jetën time. Shpresoj të vazhdojë të jetë pjesë e jona“, deklaron sulmuesi francez. /abcnews.al