Thumana nën gërmadha, 3 muaj pas tërmeti banorët të zhgenjyer nga shtetit: Rindertimi të nisë sa më parë
Në Thumanë duket sikur tërmeti ka rënë sot. Asgjë s’ka ndryshuar. Gërmadhat shihen gjithandej. Nikoll Gjona është ende i çoroditur, pasi nuk kanë një vlerësim përfundimtar mbi gjendjen e banesës së tij.
“S’kemi shtet nuk di në është e banueshme a jo shtëpia”, shprehet ai.
Gjona i është mirënjohës vetëm kishës që nuk i ka lënë pa bukë.
“Qoftë bekuar kisha që ka sjellë ushqimin 2-3 herë në ditë”, thotë ai.
Ky banor i Thumanës ka dy banesa dhe ka dyshime që do kompensohet vetëm për njërën prej tyre.
Banorët kërkojnë që të nisë rindërtimi sa më parë, që në Thumanën e mbetur thuajse të zbrazur të rikthehet jeta dhe gjallëria.
“Pas 3 muajsh Thumana siç e shihni është”, thonë banorët.
Nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar në Thumanë humbën jetën 24 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën.