Regjisori Robert Budina e sheh si hap pozitiv dështimin e marrëveshjes së bashkisë së Tiranës me kompaninë Fusha.shpk për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Në një intervistë për gazetaren e Abc News, Leontina Nika, para sheshit të Teatrit, aty ku artistët kanë protestuar për gati dy vite, Budina nuk heziton të shprehë edhe “prapaskenat” e këtij vendimi, të cilin e sheh edhe si tentativë tinzare.
Sipas regjisorit, në njoftimin e bashkisë thuhet për dështimin e marrëveshjes, por gjithashtu përmendet teatri i ri.
“Patjetër që është pozitiv, se filloi zbrapsja e parë por kujdes se nesër do dalin këta me fytyrën e ëngjëllit që na kuptuan me protestën tonë dhe na dhanë të drejtë. Nuk është kështu, duhet të marrë një kosto politike, duhet të largohen me votë”, shprehet Budina mes të tjerash, ndërsa thekson se ky është vetë hapi i parë dhe se arstistët do vijojnë t’i qendrojnë idesë së tyre për restaurimin e teatrit dhe jo shembjes së tij.
Pjesë nga intervista:
Robert Budina: Ne e shohim si një tërheqje por në fjalorin e tyre ju nuhasni që thuhet si teatër i ri. Ata mund të vazhdojnë ta ndërtojnë edhe me para publike, por unë po ju them ku e kanë marrë frymëzimin ata për ta bërë me para publike. Ata e kanë marrë frymëzimin që ne këmbëngulëm fort te Europa Nostra dhe u përzhodhëm në 7 vendet më të rrezikuara me qeverinë. Bashkia e Tiranës me qeverinë, kjo ishte kthesa e parë për të hequr dorë nga projekti privat, për të thënë se do e bëjmë me para publike. Pastaj në momentin që do e bëjnë me para publike ata do thërresin të gjithë faktorët, do binden që dashka restauruar dhe me protestën që kemi bërë 2 vjet ata do thonë tani, si rezultat i kësaj proteste, do thonë tani shumë mirë këtë kreditin tuaj po e marrim dhe po e menaxhojmë ne.
Gazetarja: Ju nuk hiqni dorë nga restaurimi i Tetarit Kombëtar, ju vazhoni ti qendroni kësaj teze?
Robert Budina: As nuk ka diskutim, nuk është se i qendrojmë ne. Ju e dini shumë mirë që ne kemi mbështetje, nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë ndryshe se i bie që e gjithë protesta jonë u bë për ta kthyer nga para private në publike. I detyrohemi shqiptarët të paguajnë nga fondi i tyre. Jo nuk është kështu.
Gazetarja: Nuk e shikoni si lajm pozitiv këtë vendim të bahskisë së Tiranës?
Robert Budina: Po patjetër në kuptimin e përplasjes se nëse ata do të vazhdonin të miratonin projektin të shkonte në Parlament, që sigurisht që është pozitive por është një tentativë tinzare nga ana e tyure për të dalëtë palagur politikisht. Ne e kemi ditur që ditën e parë që qendruma këtu se do e mbërrijmë këtë. Patjetër që është pozitiv, se filloi zbrapsja e parë por kujdes se nesër do dalin këta me fytyrën e ëngjëllit që na kuptuan me protestën tonë dhe na dhanë të drejtë. Nuk është kështu, duhet të marrë një kosto politike, duhet të largohen me votë.
/abcnews.al