Nëse prurjet në lumin Luma do të vazhdojnë të rriten me ritmin e ditëve të fundit, rreziku do të jetë i pranishëm. Abc News ishte aty dhe u takua me inxhinierët, të cilët tregojnë se çfarë ndodh në këto raste nga rrjedha e Lumës.
Luma ka prurje të jashtëzakonshme.
Rrjedha i ka ndryshuar edhe shtratin duke rrezikuar rrugën automobilistike të Shishtavecit.
Dëmet e para po u shkaktohen HEC-eve ngritur përgjatë lumit.
Linjat e transmetimit të energjisë të tensionit të lartë janë zbuluar në disa vende dhe mund të shkatërrohen tërësisht
Kurse tubacionet e stërmëdha që furnizojnë turbinat, janë në rrezik sepse ka vende te zbuluara nga gërryerjet çka e rrit presionin e ujit në këto vende.
Pronarët e heceve dhe stafi teknik janë alarmuar dhe kanë nisur marrjen masave për të frenuar dëmet.
Isak Cena: “Këtu është menduar nga kompanitë që diçka të bëhet edhe si masë paraprake neve kemi filluar disa masa tani. Themi se për këtë vit do mundohemi që të evitojmë disa gjëra, megjithatë verën që vjen këtu duhet të krijohen disa brigade të specializuar për të bërë mbrojtjen e lumit”.
Vetëm në këtë segment janë ndërtuar pesë hidrocentrale, dhe sasia e ujit është futur në tubacione.
Gjate kryerjes së punimeve edhe shtrati i lumit ndryshoi. Por me këtë ritëm prurjesh dhe reshjesh, fuqia e tij sa vjen e rritet duke shtuar edhe rreziqet për rrugët, HEC-et dhe veprën më të madhe ujitëse në Rrethin e Kukësit./abcnews.al