Elozhe të ndërsjellta mes Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola. Pas francezit të Real Madrid, ishte radha e spanjollit të Manchester City për të dalë në konferencën për shtyp. Trajneri i “Cityzens” tregohet modest, analizon sfidën e nesërme që luhet në “Santiago Bernabeu” dhe konfirmon besnikërinë për kampionët e Anglisë.
“Zidane ka thënë që kam trajneri më i mirë në botë? Nuk është e vërtetë, protagonistët janë vetë lojtarët. Kurrë nuk kam menduar se jam trajneri më i mirë në botë. Jam i përqendruar totalisht te ndeshja me Real Madrid.
LEXO EDHE: Zidane: Guardiola më i miri në botë, më jep gjithmonë sugjerime interesante
Të konkurrosh me ta në aspektin e historisë është e pamundur, kështu që do të provojmë t’i mposhtim në fushë. Champions League është një mundësi e shkëlqyer për ne. Mund të kualifikohemi ose jo, ky është futbolli.
Pezullimi i UEFA-s? Nuk e kemi humbur optimizmin. Edhe nëse konfirmohet përjashtimi ynë për dy sezonet e ardhshme nga kompeticionet europiane, unë do të vazhdoj të qëndroj në stolin e Manchester City“, deklaron Pep Guardiola. /abcnews.al