Zidane: Guardiola më i miri në botë, më jep gjithmonë sugjerime interesante

schedule16:18 - 25 Shkurt, 2020

schedule 16:18 - 25 Shkurt, 2020

Real Madrid pret Manchester City nesër në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”. Kjo është përballja më e fortë dhe e bukur e këtij raundi në Champions League dhe Zinedine Zidane nuk i kursen elozhet për Pep Guardiolën, trajnerin e kundërshtarëve anglezë.

Trajneri i “Los Blancos” e cilëson spanjollin si më të mirin në botë në konferencën për shtyp dhe zbulon se bisedon shpesh me të. Në fund një koment për Eden Hazard. Belgut po i mungon fati në sezonin e parë me Realin dhe është dëmtuar përsëri.

Nuk është një sfidë mes meje dhe Guardiolës, është vetëm një ndeshje e bukur futbolli që po e presim me padurim. Pep është trajneri më i mirë në botë, i ka treguar vlerat e tij kudo ku ka drejtuar, në fillim te Barcelona, më pas te Bayern Munchen dhe Manchester City.

Bisedoj shpesh me të, bisedat tona kanë qenë gjithmonë interesante dhe Pep më jep gjithmonë sugjerime. Hazard? Nuk më takon mua fjala e fundit në lidhje me operacionin e tij. Ka profesionistë të aftë për t’u marrë me situatën e tij. Di të them që Eden është i trishtuar, ashtu ndihemi edhe ne“, deklaron Zinedine Zidane. /abcnews.al