Një 45-vjeçar nga Skrapari ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës. Burimet thanë se Vjetar Alushi ishte paraqitur në orët e para të mengjesit në spitalin rajonal të Beratit, me simptoma të gripit dhe ne gjendje të rënduar për shkak të insuficences pulmonare.
Por me pas ishte dërguar ne spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, për kujdes më të specializuar.
Burimet thanë se 45-vjeçari nderroi jetë në Sanatorium ditën e martë.
Po sipas burimeve spitalore, pacientit i janë kryer te gjitha analizat. Dyshimet jane se ai mund te ishte prekur nga gripi i tipit A H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. /abcnews.al