Nxënësit e Durrësit shkojnë në shkollë të “maskuar”, prindërit: Po abuzohet me çmimet

schedule16:46 - 25 Shkurt, 2020

schedule 16:46 - 25 Shkurt, 2020

Këtë herë fëmijët nuk kanë vendosur maskat e personazheve të preferuara të përrallave Batman apo Spiderman. Paniku nga koronavirusi ka rritur dhe vigjilencën tek nxënësit e Durrësit.

Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar me maska në mësim. Prindërit e vogëlushëve janë kujdesur që të ata të mbrohen sadopak në këtë periudhë ku frika nga koronavirusi ju ka hyrë të gjithëve në palcë.

“Thjeshtë për tu siguruara, për merak”.”Nga paniku janë tre,bur edhe fëmijët tani”, shprehen prindërit.

Disa nxënës nuk kanë qënë të pajisur me maska pasi prindërit e tyre janë përballur me vështrirësi në gjetjen e tyre. Një prej tyre thotë se i bleu me çmim maramëndës.

“E solla fëmijën pa maskë sot. Nuk gjeta dje. Sot gjeta por me çmim 8 mijë lekë. Bleva 4 për të gjithë familje dhe më shkuan 32 mijë”, thotë një prind. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!