Frika nga koronavirusi boshatis farmacitë, qytetarët në Tiranë lëvizin me maska

schedule15:30 - 25 Shkurt, 2020

schedule 15:30 - 25 Shkurt, 2020

Frika nga Koronavirusi ka boshatisur farmacitë nga maskat dhe dezifektantët në Tiranë.

Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet rezulton se farmacitë kanë shitur sasinë e maskave që kanë pasur në gjendje dhe prej disa ditësh nuk kanë arritur të marrin furnizime të reja.

Farmacistët thonë se maskat kanë përfunduar edhe në depot farmaceutike.

“Vendet ku prodhohen maskat ose më saktë Itali, Kinë dhe gjithë Evropa kanë fluks, kanë fluks kërkesë të adhe për maska dhe momentalist ne nuk e plotësojmë dot kërkesën. Nuk kemi gjendje stok, jemi të papërgatitur”, thotë një faramcist.

Mungesa e maskave dhe e dezifektantëve ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Farmacistët pranojnë se në këtë situatë ka pasur edhe abuzime. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

“Ky fenomen kam përshtypjen se sa të ketë tregti në qarkulli  do të ekzistojë. Në vija të përgjithshme, tregtarët seriozë nuk abuzojnë”, shprehet farmacisti.

Edhe në ato pak farmaci ku ka ende maska në Tiranë, interesi nga qytetarët është i lartë. Një maskë e thjeshtë kushton 20 lekë, ndërsa dezifektantët sipas madhësisë variojnë nga 80 lekë në 200 lekë.

Frika nga koronavirus ka bërë që tashmë në rrugët e Tiranës të rritur e fëmijë të lëvizin me maska.

Organizata Botërore e Shëndetëisë ka bërë apel që maskat mbrojtëse duhet të mbahen vetëm nga qytetarët e prekur ose që dyshojnë se janë infektuar nga Covid 2019. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!