Champions League rikthehet sërish sonte dhe në program janë dy ndeshje mjaft interesante dhe të forta. Në Napoli vendasit presin spanjollët e Barcelona. Lionel Messi do të luajë në “San Paolo”, aty ku tifozët vendas janë dashuruar me legjendën Diego Armando Maradona.
Katalanasit i pret “ferri”, ndërkohë që sikurse dihet nuk kanë të gatshëm lojtarë si Suarez, Dembele e Jordi Alba. Edhe Napoli nuk është i plotë, pasi Koulibaly, Llorente dhe Malcuit janë të dëmtuar. Gjithsesi pritet një ndeshje e zjarrtë dhe e gjitha për t’u parë.
Takimi tjetër i zjarrtë luhet në Londër. Chelsea, me mungesën e madhe të Kante, do të përballet me Bayern Munchen. Dy skuadra që do kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër dhe për të do të luftojnë fort në fushën e blertë, duke nisur nga sonte. Të dyja takimet nisin prej orës 21:00. /abcnews.al