“Koronavirusi godet turizmin”, rritet numri i vendeve kundër udhëtimeve në Itali

schedule07:29 - 25 Shkurt, 2020

schedule 07:29 - 25 Shkurt, 2020

Koronavirusi ka shkaktuar panik në shumë vende të botës. Tashmë e prekur edhe Italia nga virusi vdekjeprurës paniku është edhe më i madh duke sjellë edhe masa drastike nga shtete të ndryshme. Shumë prej tyre kanë rekomanduar anulimin e udhëtimeve drejt Italisë.

Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Irlanda, Izraeli janë disa prej vendeve që janë kundër udhëtimit në Itali, ndërkohë që lista sa vjen e po rritet. Tani për tani, Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë aq drastikë, por ftojnë i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm. Ndërsa Franca kërkon që personat që kthehen nga Lombardia dhe Veneto të izolohen, e njëjta gjë vlen edhe për personat që kthehen nga Kina. Një rrethim që rrezikon të jetë një goditje e vërtetë për të gjithë sektorin e turizmit.

E para që mori vendimin për të anuluar lëvizjet ishte Kroacia, duke vendosur të pezullojë të gjitha udhëtimet shkollore në Itali për një muaj, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Ministria serbe e arsimit u ka kërkuar shkollave të mesme nëSerbi të shtyjnë udhëtimet studimore në Itali për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Ndërkohë në Irlandë, qeveria ka këshilluar qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Itali dhe në zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës.

Një qëndrim kundër ka mbajtur edhe ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipcce, i cili fton qytetarët e këtij vendi që të shtyjnë udhëtimet në Italinë Veriore nëse nuk kanë nevoja urgjente.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!