Kosnett për sulmin ndaj zv.kryeministrit Hoti: Hedhja e vezëve është dhunë, dëmtohet reputacioni i Kosovës

schedule19:52 - 24 Shkurt, 2020

schedule 19:52 - 24 Shkurt, 2020

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka dënuar sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, duke theksuar se një veprim i tillë është prishje reputacioni për Kosovën.

Kosnett përmes një postimi në Twitter shkruan se një veprim i tillë ndaj një personaliteti nuk mund të pranohet.

“Në sistemin demokratik të Kosovës nuk ka vend për dhunë, qoftë ajo armë zjarri, gaz apo vezë. Kjo nuk është shaka, dhe ata që përfshihen në dhunë dhe ata që e nxisin atë duhet ta marrin parasysh dëmtimin e reputacionit të Kosovës. Dhe, arsyetimi se ‘ata na bënin njëjtë’ nuk është arsyetim. Respektojeni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin”, shkruan Kosnetti.

Ndërkohë kujtojmë se të shtunën, në drejtim të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, një person i panjohur hodhi vezë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!