Kasti i aktorëve të “Friends” konfirmoi pak ditë më parë se do të rikthehen dhe NBC News mësoi se bëhet fjalë për një episod special pa skenar që do të transmetohet në HBO Max, shërbimin streaming të WarnerMedia, kompania mëmë e HBO.
Episodi special do të mund të shihet nga shikuesit kur të publikohet në HBO Max, në maj të 2020-s. Në të njëjtin shërbim do të ngarkohen të 236 episodet e “Friends” – që u larguan nga Netflix në fund të 2019-s.
Gjashtë personazhet do të rikthehen në Stage 24, atje ku u xhirua shumica e serialit origjinal.
“Besojmë se këtë mund ta quajmë “The one where they all got back together” (Episodi ku ribashkohen të gjithë, sipas modelit të emërtimit të episodeve të “Friends”) – kemi bërë bashë David Schwimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe Matthew Perry për një episod speical që do të programohet përkrah gjithë episodeve të ‘Friends,’” tha Kevin Reilly, kreu i kontentit në HBO dhe president i TBS, TNT .
“U njoftova mbi ‘Friends’ kur ishte në fazat e para të zhvillimit dhe pata mundësinë të punoja me ta vite më vonë dhe jam gëzuar shumë kur vura re se bëri për vete disa gjenerata. Mendojmë se ky episod special do t’u përgjigjet fansave të rinj dhe atyre të vjetër,” shtoi Reilly.
Episodi i ri do të ketë regjinë e Ben Winston, që do të shërbejë edhe si producent ekzekutiv përkrah Kevin Bright, Marta Kauffman dhe David Krane./abcnews.al