Zvicra dhe Franca kanë deklaruar se nuk do ta mbyllin kufirin me Italinë, ndërkohë Kroacia ka vendosuar të pezullojë ekskursionet shkollore në Itali, për një muaj.
Ky vendim vjen pas shpërthimit të virusit duke synuar kufizimin e rrezikut të përhapjes së epidemisë.
Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme ka këshilluar qytetarët kroatë të shmangin udhëtimet në Veneto dhe Lombardi, rajone që janë deklaruar me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi.
Një grup prej 42 studentësh dhe katër mësues nga një shkollë e mesme në Pula që u kthyen dje nga Venecia, u vendosën në izolimin e shtëpive dhe nën vëzhgim për dy javë.