Gruaja braktis fëmijën në aeroport/ “Dua më të mirën për të”

schedule22:28 - 9 Shkurt, 2018

schedule 22:28 - 9 Shkurt, 2018

Autoritetet në Amerikë po kërkojnë një grua, e cila dyshohet se ka braktisur foshnjën e porsalindur në një banjo në aeroportin ndërkombëtar të Tuscon-it në Arizona.

Gruaja, shikohet në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, duke mbajtur një batanije dhe largohet në një mënyrë të çuditshme. Sipas mediave, ajo mund të ketë lindur fëmijën në banjon e aeroportit, përpara se ta linte në një tavolinë së bashku me një shënim.

Në shënim shkruhej: “Ju lutem më ndihmoni, nëna ime nuk e dinte që ishte shtatzënë. Ajo nuk ka mundësi që të kujdeset për mua. Të lutem më dërgo tek autoritetet në mënyrë që të më gjejnë një shtëpi.”
“Unë dua më të mirën për të dhe ajo nuk jam unë”, përfundonte letra.

Siguria e aeroportit u telefonua nga një person, që e gjeti fëmijën në tavolinë afër koshit të plehrave dhe nisën menjëherë hetimet.

Ngjarja ka ndodhur më 14 Janar dhe pamjet u publikuan këtë të premte që të identifikohej gruaja.

Sipas mediave, fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!